Ministrja Hoxha, kryeprokurori dhe kryetari i Gjyqësorit vizitojnë deponinë e sekuestrimeve

11.10.2016 17:03:33

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e shoqëruar nga Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, kryesuesit e KPK-së dhe KGJK-së, Blerim Isufaj e Nehat Idrizi dhe kryeprokurorët e kryetarët e të gjitha gjykatave, të mërkurën, vizitojnë Depon Qendrore të Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar në Llukar të Prishtinës.

Në vizitë, bashkë me drejtuesit e Drejtësisë në vend, do të jenë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA’ve në Prishtinë, EULEX-it dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

“Me qëllim të njoftimit dhe rritjes së vetëdijesimit rreth aseteve të sekuestruara, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), së bashku me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar (AAPSK). Të Mërkurën më datë 12 Tetor 2016, nga ora 10:00 do të organizohet një vizitë në Depon Qendrore të AAPSK-së në fshatin Llukar, (ish, kazerma e FSK-së) e cila  gjendet në kilometrin e gjashtë (6) në dalje të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.