Miratohet projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari”

24.07.2018 11:24:25

Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, është miratuar në lexim të dytë projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Ganimete Musliu, anëtare e komisionit ka thënë se projektligji është trajtuar mirë dhe janë plotësuar kushtet për procedim.

Komisioni po ashtu ka proceduar për në lexim të dytë edhe projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike.

Anëtari Sali Salihu ka ngritur për diskutim edhe dëmet në kulturat bujqësore në Rahovec dhe në vendet tjera nga moti jo i qëndrueshëm.

Kryetari i komisionit Muharrem Nitaj ka thënë se në kuadër të planit të punës së komisionit për pesë mujorin ardhshëm të këtij viti, me prioritet do të punojnë ngushtë si Komision për dëmet në bujqësi, meqë kjo është mbledhja e fundit për sesionin pranveror.