Universiteti i Prishtinës, është në krizë letargjike

24.07.2018 11:03:38

Nga: Fadil Maloku

UP-ja, është shndrru në palaço institucion, që të vetmin imperativ (shih Ti!) e ka bë; ruajtjen e qetësisë sociale! E për “eshalonet” e analfabetëve (funksional) me diploma, që është duke i riprodhuar edhe për eksport, fare s’po e qanë kokën! Shikoni Ju lutem, UP-ja ka mbi 1000 (ndoshta edhe më shumë) doktora shkence! Në ndërkohë, ende asnjëherë nuk kam dëgjuar e lexuar ndokund nga të njejtit (lëre ta kontestojnë oligarkinë mafioze politike) që të kenë prodhu ndonjë ide, apo projekt propozim se si të dalim nga gjihë kjo amulli e zymtësi; ekonomike, sociale, kulturore e politike?! Pothuajse, mbi 90% prej tyre, kanë futur veshët në lesh…! A kanë ndërgjegje, athua?