Miratohet shembja e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

14.05.2020 22:58:01

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi sot shembjen e Teatrit Kombëtar. Nesër do të nisë shembja e godinës së Teatrit Kombëtar

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhej ditën e premte, ku pritej të merrej vendimi për çështjen e Teatrit, por mbrëmjen e së enjtes u publikua vendimi i këtij këshilli me vulën dhe firmën e kryetarit të tij, Toni Gogu.

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës, truallin dhe godinën e Teatrit Kombëtar, me qëllim ndërtimin e një objekti bashkëkohorë.