Selim Kryeziu pyet ambasadorin Delawie dhe ministrin Bajrami: A e dini se drejtorit të Arsimit në Dragash i është vërtetuar dënimi nga Gjykata e Apelit e Kosovës? (dokument)

09.10.2016 00:13:12

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, i është drejtuar shkurtimisht ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ministrit të Arsimit, Bajrami, dhe zëvendësminstrit Usmen Allxhi, pas dënimit të Hajri Ramadanit – drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Dragashit nga Gjykata themelore në Prizren, dhe të vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit e Kosovës. Këtë adresim, z. Kryeziu e shoqëron me një foto nga vizita e zotërinjve të lartpërmendur në komunën e Dragashit, si dhe me vendimin e Gjykatës së Apelit.

“I nderuar Ambasodor, i nderuar Minister, i nderuar zëvendës minister. Zotri me të cilin ju bëtë foto para tri dite ne Gjimnazin ” Ruzhdi Berisha”, në Dragash, z. Hajri Ramadani, Drejtor i DKA-së, është i denuar nga Gjykata themelore në Prizren dhe këtë denim e ka vërtetuar edhe Gjykata e apelit. Apo Ju të nderuar nuk e dini këtë?!” – përfundon adresimin z. Kryeziu./fokusi.org

dokument1