10 të vdekur nga uragani Matthew në SHBA

09.10.2016 00:16:05

Uragani Matthew ka lënë të vdekur të paktën 10 persona në ShBA, përderisa ka filluar të godasë pjesën jug-lindore të bregdetit, raporton BBC.

Tre persona kanë vdekur në Kartolinën Veriore, tha guvernatori Pat McCrory, i cili e quajti uraganin Mattheë, si  “stuhi shumë shumë serioze”.Në Gjeorgji, tre persona mbetën të vdekur, përfshirë këtu edhe një invalid, pas goditjes së dy pemëve në shtëpinë e tij. Më herët gjatë ditës kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë.