Mjeku Tritan Kalo uron për një vit më të mirë: Me shpresën se 2021 do na sjellë triumfin mbi COVID-19

30.12.2020 23:24:49

Në këtë prag të ndërrimit të viteve, mjeku Tritan Kalo ka uruar për një vit më të mbarë e të gëzuar.

Me një shënim në facebook, ai thotë të harrojmë për pak çaste “vitin e mbrapshtë 2020” dhe të gëzojmë që i mbijetuam kësaj furtune.

Mjeku uron që 2021 të sjellë edhe triumfin mbi pandeminë  e koronavrisuit, ndërsa e vë theksin te “5 mirësi të domosdoshme”: dashurinë, dëshirën, respektin mirënjohjen dhe besimin.

Postimi:

KOHË KOVIDIANE….30.12.2020….GËZUAR VITIN e RI 2021, të afërm, miq, kolegë dhe Bashkëkombas kudo që dallgët e jetës ju kanë shpënë….Të harrojmë për pak çaste vitin e prapshtë 2020 dhe befasinë e hidhur me të cilën ai na përballi, PANDEMINË e shkaktuar nga Sars-Cov2/Covid-19…Të gëzojmë që i mbijetuam kësaj fortune, me shpresën se viti i ri 2021 do të na sjellë më shumë mbarësi si dhe triumfin mbi këtë “flamë mbarëbotërore” ….2021 = 2 + 0 + 2 + 1 = 5….UROJ dhe shumë SHPRESOJ, që në këtë vit të shohim, të dëgjojmë e përjetojmë vetëm 5 (pesë) “mirësi” të domosdoshme për jetën tonë: 1- DASHURINË dhe jo distancimin, ftohtësinë, xhelozinë, urrejtjen mes nesh, 2- DËSHIRËN por edhe vullnetin për të jetuar  punuar në paqë e harmoni me njëri-tjetrin, 3- RESPEKTIN për gjithkënd që përpiqet të na ofrojë dije, kulturë, shpresë e atdhedashuri, 4- MIRËNJOHJE të çdominutëshme për Mantelbardhët, infermieret, farmacistet, administratoret, koordinatoret, sanitaret, imazheristët, laborantet, barrelmbajtësit, shoferët, oksigjenistët e punonjësit e rendit, që po venë jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e të tjerëve, 5- BESIMIN se vetëm e vetëm duke mbështetur njëri-tjetrin, duke respektuar punën,  përpjekjet e kontributet e gjithkujt nga ne, por jo të delezuar dhe të militantizuar verbërisht pas Partive, NE do të mundet më së fundmi të dalim nga “ky qerthull i Tranzicionit 30 vjeçar të Demon-kracisë Made in Albania”….Vetëm katër muaj na ndajnë nga 25 Prilli i 2021, kur me votën tonë ne DUHET ti japim peshën e duhur rolit të SOVRANIT në DEMOKRACINË reale, pa dasi sociale të thukta për një Ardhmëri sa më të Mbrothtë të Trojeve Arbërore….”VOX POPULI, VOX DEI”…..Together forever!!!