MKRS-ja investon 400 mijë euro në Prizren

02.02.2017 18:06:25

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, me qëllim të mbështetjes financiare për projektin: “Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren”, me vlerë prej 200 mijë euro, dhe mbështetjen financiare për projektin: “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur – Prizren”, gjithashtu në vlerë prej 200 mijë euro.

Nëpërmjet këtyre memorandumeve, MKRS-ja angazhohet që të ndihmojë Prizrenin, në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit dhe të krijohen kushte të volitshme për veprimtari sportive në këtë vend.

Përveç këtyre investimeve në fushën e sportit, MKRS-ja në projeksionet buxhetore, sivjet do të investojë në Prizren edhe në fushën e Trashëgimisë Kulturore, me një varg projektesh të rëndësishme.