Mogherini: Bashkëpunimi mes BE dhe Ballkanit, i rëndësishëm për luftën kundër terrorizmit

08.09.2017 16:56:37

Udhëheqësja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të BE-së me vendet e Ballkanit për luftën kundër terrorizmit.

“Është e rëndësishme që vendet kandidate për anëtarësim në BE, dhe vendet e rajonit janë të prekura me këtë fenomen”, ka thënë Mogherini, transmeton lajmi.net

Në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Talin, u diskutuan masat që duhet të ndërmerren që të parandalohet përpahja e ideologjive terroriste.

“Ne patëm një shkëmbim të dobishëm të pikëpmajeve mbi masat që ne mund të marrim së bashku kundër terrorizmit, maas teknike që janë të lidhura me integrimit, mundësit ekonomike, që të pamundësojmë që ky fenomen të na prek të gjithëve”, shtoi Mogherini,.

Për një luftë të pakompromis kundër përhapjes së terrorizmit u shprehën edhe ministrat e tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian.