Mogherini udhëton për një takim urgjent në Beograd

27.03.2018 14:13:46

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet që vonë pasdite të arrijë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Siç raportojnë mediat serbe, ajo, gjatë vizitës së papritur në Beograd, do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja e saj Maja Kocijançiq ka thënë se Mogerini “do të shkojë në Beograd në fund të pasdites për të biseduar me Vuçiqin për të ardhmen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së”.

Supozohet se një vizitë e tillë e papritur e Mogherinit në Beograd vjen pas zhvillimeve të fundit, përkatësisht pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës, si dhe pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, si dhe paralajmërimi për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, më 20 prill.