Molliqaj: Asnjë sulm s’mund ta ndalë ndryshimin në Kosovë

23.03.2017 12:51:15

Sekretari Organizativ Vetëvendosjes, Daradan Molliqaj ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me sulmin e mbrëmshëm ndaj aktivistit të Vetëvendosjes, Agron Kabashi.

Në lidhje me rastin Molliqaj ka thënë që këto janë metoda të pushtetit për të frikësuar ata që duan ndryshimet në Kosovë, përderisa potencoi që asnjë akt nuk do e ndalë punën e Vetëvendosjes për ndryshimet në Kosovë.

Tutje ai ka shtuar që sot nuk është ndërmarre ndonjë veprim nga policia e Kosovës në lidhje me hetimin e rastit.

“Janë me dhjetëra kamera që të do të tregonin cila është vetura që e ka përcjellë veturën tonë dhe cili është regjistrim i asaj veture që çon të pronari. Janë bërë 12 orë nga momenti i sulmit politik ndaj aktivistit Kabashi, vetëm pse ishte me mua dhe sulmi ishte ndaj meje. Ka papërgjegjësi absolute nga policia dhe kjo është është papërgjegjësi politike”, ka deklaruar Molliqaj, njofton Klan Kosova.