Molliqaj thotë se për aferën e KEDS-it dikush do të shkojë në burg

08.08.2017 12:04:48

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Daradan Molliqaj ka thënë se për aferën e privatizimit të shpërndarje së energjisë të cilën e ka fituar KEDS, dikush do të shkojë në burg.

Ai këto i ka bërë në një postim në facebook, pas publikimeve se KEDS, për tri vite ka fituar 87 milionë euro.

“Për 3 vjet KEDS paska fituar trefishin e shumës së privatizimit të tij. 26.3 milion u shit kjo ndërmarrje, 87 milionë i paska fituar për 3 vite. Për këtë aferë dikush do të shkojë në burg herëdokur”, ka shkruar Molliqaj.

Distribucioni për Furnizim me Energji ishte privatizuar në vitin 2012 dhe ishte fituar nga konsorciumi “Limak& Çelik, i cili kishte ofruar 23.6 milionë euro.