Liderët botërorë u takuan në samitin G20 në Hamburg të Gjermanisë dhe nuk mund të mungonin disa momente pikante, të kapura në foto.
Më pas shihet shtrëngimi i duarve mes Angela Merkel me Presidentin e Turqisë, Erdogan.
Kujtojmë se vendet kanë pasur përplasje të mëdha, pasi ministrat turq nuk u lejuan të mbanin tubime me shtetasit turq në Gjermani, pak para se në Turqi të zhvillohej referendumi për t’i dhënë më shumë fuqi Erdogan-it.
Ky i fundit shkoi deri në pikën kur e quante Gjermaninë shtet nazist.
Po ashtu nuk mund të lihet pa u përmendur edhe takimin të cilin e priste e gjithë bota më kuriozitet, mes Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Dy liderët zhvilluan dhe takimin e parë mes tyre ku fjalët që mësohet të kenë shkëmbyer fillimisht janë: “Kënaqësi që takohemi”!.
Por samiti i G20 ka pasur edhe dhunë.
Përplasjet e dhunshme mes demonstruesve dhe policisë kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.
Forcat e rendit janë detyruar të përdorin topat e ujit, sprajin djegës dhe shkopinjtë e gomës për t’i ndaluar turmës agresive marshimin drejt ambienteve ku mbahej takimi i nivelit të lartë.
Më të egrit kanë qenë rreth 1000 persona të maskuar në radhët e para të demonstratës, të cilët i kanë qëlluar efektivët me koktejle molotov, gurë e sende të tjera të forta. 72 policë kanë mbetur të plagosur. Të lënduar ka dhe në radhët e protestuesve.