Momenti kur palestinezi 16-vjeç tenton të therë me thikë ushtarin izraelit, por qëllohet me armë për vdekje (Foto/Video, +16)

20.09.2016 16:26:37

Momenti kur adoleshenti palestinez tenton të therë me thikë ushtarin izraelit i cili më pas qëllohet me armë për vdekje, është postuar në internet.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur 16-vjeçari i veshur me të zeza i afrohet ushtarit në Bregun Perëndimor të Hebronit, kinse duke u munduar t’ia dorëzojë disa dokumente, transmeton Telegrafi.

Por derisa i afrohej, adoleshenti nxjerrë thikën me të cilën tenton ta therë ushtarin izraelit.

Në ato momente ushtari vëren se po i rrezikohet jeta dhe tërhiqet pas dhe fillon të mbrohet, derisa menjëherë ndërhyjnë edhe kolegët e tij, të cilët e qëllojnë me armë për vdekje adoleshentin i cili rrëzohet në tokë.

Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria izraelite, thuhet se adoleshenti i armatosur me thikë kishte tentuar të therë ushtarin në një pikë kontrolli në hyrje të fshatit Bani Naim.

1

3

4

5

6

7

8