Momenti kur policët amerikanë qëllojnë disa herë mbi sulmuesin me thikë (Foto/Video)

16.09.2016 12:39:29

Njeriu i cili dyshohet se goditi një detektiv policie që ishte jashtë detyrës – në kokë me një thikë – gjatë një konfrontimi në një rrugë të New Yorkut është identifikuar si Akram Joudeh, 32 vjeç.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, duke u thirrur në deklaratat e policisë, Joudeh u qëllua shumë herë nga disa policë, pasditen e së mërkurës, pas një ndjekje dramatike që kulmoi edhe me plagosjen e tre policëve.

Përveç plagosjes edhe të detektivit nga ana e sulmuesit, bëhet e ditur se Joudeh ishte shtruar në spital, në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Ngjarja kishte filluar kur Joudeh ishte pranë një makine në një pjesë shumë të populluar, dhe kishte nxjerrë diçka nga aty, përcjell Telegrafi.

Me ta parë, detektivi, duke dyshuar në të, dhe i ishte afruar.

Kur i ishte afruar detektivi, ai me tërbim kishte reaguar duke e nxjerrë thikën e tij, duke u larguar dhe duke e “tundur” thikën në drejtim të tij.

Pasi ishin afruar, policët kishin tentuar ta bindnin që ta largonte thikën, por ai nuk kishte pranuar – gjë pas së cilës ishte qëlluar 18 herë, duke e goditur atë me disa nga plumbat e gjuajtur. /Telegrafi/

a4

a1

a2

a3