Momenti kur vetura e blinduar e militantëve të ISIS-it goditet nga predha (Video)

18.09.2017 20:45:59

Është gjetur një video, të cilën e kishte realizuar një militant i organizatës terroriste “Shteti Islamik”, në të cilën shihet se si një predhë godet veturën e tyre, pas të cilës dëgjohen britma.

Mediat siriane pro regjimit të Bashar al-Assad, kanë transmetuar një video në të cilën shihen militantët e ISIS-it duke zhvilluar luftime të ashpra ne ushtrinë siriane në afërsi të Humaymaha në provincën Homms.

Aty shfaqen luftëtarët në veturat e armatosura rëndë, duke bërtitur dhe duke folur të lëvizin majtas e djathtas për të shmangur predhat e ushtrisë siriane.

Në fund të videos është filmuar momenti kur një predhë godet veturën e tyre, që krijon një shpërthim të fuqishëm.