Momenti rrëqethës kur bodybuilderi thyen qafën dhe mbetet i vdekur në vend (Video, +18)

11.08.2017 16:55:49

Një kampion i bodybuildingut nga Afrika e Jugut ka mbetur i vdekur në vend, derisa po tentonte të bënte një sallto gjatë hyrjes spektakolare në palestër.

Sifiso Lungelo Thabete ka thyer qafën derisa po tentonte të bënte sallton, dhe përfundoi i përplasur me qafë në parket.

Qindra spektatorë që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër garën, ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme që ka shokuar botën e bodybuildingut.

“Komuniteti i bodybuildareve është shokuar dhe janë të mërzitur për vdekjen e kolegut të tyre Sifiso Lungelo Thabete nga Umlazi në KëaZulu-Natal”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga zyrtarët e këtij eventi.

Ai ishte kampion në kategorinë deri në 75 kilogramë, dhe e ardhmja e tij ishte e ndritshme.