Monument për viktimat nga rrëzimi i aeroplanit MH17

12.07.2017 10:48:37

Mbreti Willem-Alexander dhe mbretëresha Máxima nga Holanda, kanë njoftuar se do t’i bashkohen kryeministrit Rutte më 17 korrik, në zbulimin e një monumenti kombëtar për viktimat nga rrëzimi i aeroplanit M17.

Aeroplani u rrëzua në Ukrainë në korrik të 2014-tës. Në këtë incident vdiqën 298 personat që ishin në bord. Shumica e viktimave, 193, ishin nga Holanda.

Monumenti përbëhet nga 298 drunj të mbjellur dhe një pllake përkujtimore. Motivi i këtij monumenti do të jetë “ për të jetuar”.

Në zbulimin e monumentit priten të marrin pjesë 2000 persona, duke përfshirë edhe përfaqësues nga vende të tjera, të cilat janë të përfshira në këtë fatkeqësi.