Para gjyqit të Gjykatës Speciale, në Hagë, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se është arrestuar padrejtësisht dhe se nuk ndihet aspak fajtorë për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë.
Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.
Duke qenë se nuk dihet fajtorë për aktakuzat e Speciales, Krasniqi ka thënë se nuk ka dashur të marr avokatë.
“Nuk kam menduar të marr avokat mbrojtës dhe atë nuk e kam marr me vullnetin tim as me bindjen time se me duhet avokatit. Por ishte dëshira e familjes dhe shokëve që të kem avokat dhe e pranova. Jam i bindur se nuk me duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me atë që akuzohem as të veprimit as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike, kam qenë zë i UÇK-së.”
“Detyra që me ka flejë në shpirt ishte e zëdhënësit të UCK. Gjithçka që kam bërë ka qenë publike, ne gjuhën gjermane, italiane, angleze, të gjitha ka qenë publike. Kam qenë zë i UÇK-së.”
“Veprat që pretendon aktakuza asnjëra nuk qëndron do të ofrojë fakte konkrete. Këtu gjendem pa të drejt, ndaj meje është bërë i padrejtësi e madhe. Unë duhet të jem në vendin tim në familjen time. Nuk ndjejë asnjë përgjegjësi të vetme. Padrejtësia ndaj meje është shumë e madhe.”








































