Moratorium vendimeve, n’konflikt interesi !

18.03.2019 15:07:34

Nga: Fatmir Bajraj

Si përgjigje kapësve të shtetit : Moratorium n’vendimet e pushtetit n’punësimet nepotike, klientaliste dhe abuzive n’Institucione publike dhe n’ato shtetërore. Të paralajmrohen kapësit e shtetit për përgjegjësitë dhe llogaridhënje para organeve të Drejtësië në momentin e parë t’mundshëm, pas largimit të tyre nga kapja e shtetit, për t’gjitha keqperdorimet dhe abuzimet me pushtetin n’dëm të qytetarëv të Republikës së Kosovës dhe se vendimet e tyre do shpallën jo-valide dhe t’paligjshme…! – Opozitës ; LDK & VV, i duhet një kontratë me qytetarët e Republikës së Kosovës, që t’i dalin në ndihmë vendit, duke sjell një projekt-vendim të kordinuar i cili do parandalonte sterkeqjën dhe punësimet pa kritere të kësaj Qeverie dhe të këtij pushteti (PAN-i) në Institucionët publike dhe ato shtetërore duke filluar nga Zyra e Kryeministrit e deri n’ofiqaritë lokale…! Ky pushtet, kjo kastë zaptuesish e kapës të shtetit, tanimë ; vjedhjën, hajninë dhe abuzimin me shtetin, institucionet dhe paranë publike, e kanë kthye në normë të sjelljës, në kod veprimi e funksionaliteti, thjeshtë ; e kanë kthye në sistem…! Dhe këtë, tanimë e bëjnë hapur, pa u skuqur dhe paturpësisht, biles e ndjejnë edhe si zotësi, afinitet dhe shkathtësi, të cilave s’guxon kush t’ua ndal hovin e turrin. Sjallja e tillë e pa përgjegjshgme e pushtetarëve, me pronën publike, asetët nacioanle dhe me institucionët shtetërore, bënë t’kuptohet, se këta kapës të shtetit, p’o trajtojnë vendin si pronë të vetën, si bashqe t’babës, si çiflig…! Meq , n’praktikë s’kemi Sistem të Drejtësisë, derisa i njëjti është jo-funksional për kapësit e shtetit, si pasoj ; s’kemi Prokurori e Gjyqësor të pavarur, ngase akterët e veprave kriminale dhe abuzive janë mbi pushtetët e pavarura e t’ndara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pra janë mbi Ligjin, atëherë Opozita në një kontratë me popullin (qytetarët) , duhet t’shpallë moratorium të vendimeve të këtij pushteti mafio-kriminal, dhe t’njëjtat vendime t’merren n’dorë nga pushteti i ardhshëm i Opozitës së sotme, duke i abroguar dhe nxjerrë si vendime të kundërligjshme dhe në konflikt interesi. Ky pushtet është i huaji, s’është i qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe si tillë duhet trajtuar, pamedyshje… Andaj s’duhet dhe s’guxojmë t’i lejojmë t’sillën me komoditet n’hajni dhe në shkelje abuzive të interesit qytetarë e nacional të Republikës së Kosovës !