Tre të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

18.05.2019 15:32:54

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Trudë.

Lajmi është konfirmuat nga zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, për lajmi.net.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë , saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut, ka thënë Ahmeti.