U përfshi në një skandal korrupsioni, jep dorëheqjen zv.kancelari i Austrisë

18.05.2019 15:36:07

AUSTRI- Zv.kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen nga posti një ditë pas publikimit të videoskandalit. (Lexo këtu)

Përveç postit të zv.kancelarit, Strache hoqi dorë edhe nga kreu i Partisë FPO, duke ia dorëzuar deputetit Norbert Hofer. Aktualisht Hofer mban postin e ministrit të transporteve.

Në fjalën e tij para mediave, Steache tha se po largohej për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të qeverisë duke pretenduar se ishte viktimë e një sulmi politik.

Ndërkohë Kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë Popullore të qendrës së djathtë pritet të japë një deklaratë për këtë çështje së shpejti.

Në videon e pubikuar dukej zv.kancelari, një politikan dhe një manjate ruse duke bërë pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Ndër planet e diskutuara ishin edhe ato të blerjes së shtypit.