Arma më e re e SHBA-së niset drejt Iranit e Koresë së Veriut

18.05.2019 15:41:42

Forcat Ajrore të ShBA’ve thuhet se kanë dërguar 20 raketa të reja që do neutralizojnë sulmet e mundshme nga Korea e Veriut dhe Irani, këto predha kanë aftësinë e shkatërrimit të sistemeve elektronike të armatimeve të kundërshtarëve, transmeton Gazeta Metro.

Raketat e njohura si CHAMP janë projektuar dhe prodhuar nga Phantom Works për Laboratorin kërkimor të Forcave Ajrore Amerikane dhe janë testuar me sukses në vitin 2012, deri tani nuk kanë qenë operacionale shkruan Daily Mail.

Projekti i njohur si CHAMP (Counter-Electronics High Power Microwave Advanced Missile Project) nuk u vendosën në për përdorim gjatë administratës së Obamas për shkak të uljeve buxhetore.

Projekti u rinis më 2017’në nga Këshilltari i Presidentit për Siguri Kombëtare H.R. McMaster.

Predha CHAMP që thuhet se ka rreze veprimi rreth 1127 kilometra lëshohet nga aeroplanë bombardues dhe fluturon ultë dhe lëshon valë energjie (HPM). Këto valë shkatërrojnë elektronikën e sistemeve të armatimit edhe brenda bunkerëve thelle në tokë.

Çka është edhe më e habitshme për këtë predhë është se shkatërron edhe radarët që do të mund ta zbulonin gjatë fluturimit të saj drejt shënjestrës së përcaktuar. Po ashtu një përparësi tjetër është se përdorimi i kësaj fluturake menjanon rrezikun e viktimave civile.