NEGOICIADA-BISEDA….DERI KE KOSOVA QOSIQIANE, GJINGJIQIANE APO MILLOSHEVICIANE

18.05.2019 16:11:05

(Johanes Hahn sot konstatoi: se shpejti do te jete kopromis gjitheperfshires-I pa kendeshem per te dy palet)
Na filluam luften e UCK-s, per lirimin e Kosoves, restaurimin e vendimeve te Bujanit, te cilat na i reviduan ne Prizren ne vitin 1945 dhe me vone poashtu me dhune nen tytat e tankave Millosheviciane te drejtuara kah parlamenti ne Prishtine ne vitin 1987.
Perderisa lidhur me marraveshjen se Bujanit, ku ishin perfaqsues dhe nenshkrues kompetent siqe ishte Pavle Jovicevic e te ngjajeshem, pasoi asgjasimi-masakrimi I tere forces patriotike dhjetra mira djemeve patriot -ushtarake shqipetare ne Tivar, Dubrovnik e gjetiu,
ne vitin 1999 ne ( UCK) I dorzuam armet dhe me grumbuj I dogjem duke sakrifikuar qellimin Komandantit Adem Jashari dhe e cdo ushtari te UCK, I gjalle dhe i vdekur per realizimin e vendimeve te Bujanit, bashkimin e Kosoves dhe Shqiperise.
Qe most e them tradhtuam, formulen e betimit te luftes per atdhe, te heronjeve tane, duke djege armet luftarake duke shkurtuar idealet e tyre, me formimin e Shtetit te Kosoves Ahtisaariane. Ishte ky kompromis jashtzakonisht I dhembeshem, por me betim qe kjo Kosove, ky kompromis Ahtisaarian, do te jete “vija e kuqe” pragu I kompromisit, pertej te cilit nuk do te dalim per se gjalli. Bisedat teknike me kundeshtarin luftarak, jane normale dhe te doemosdoshme pas cdo lufte, por THUHEJ QE PERVEQ BISEDAVE TEKNIKE NUK DO TE KETE KATEGORIKISHT!!!
Por ngjau trishtimi: Pushtetaret tone te tere spektrit politik, pervec VV, filluan te trashin barkun, dhe shkoqin pasuri te Kosoves, sikurse hienat kafshen apo-viktimen e tyre ne mes shkretires. Krahas rritjes se imperatorive dhe feudeve familjare, nga gjendja e leckomanave qe ishin, ne perms “diplomateve” apo mendimtareve te LDK, PDK-s, B. Shala nga AAK, dhe individeve tani te derivuar dhe te perndare ne te gjitha subjektet politike pervec VV, harruan faktet e shenjta historike, kombetare sidomos amanetin e heronjeve dhe filluan bisedat politike. Thonin po luajn “real-politike”. Ne keto biseda, Serbia gradualisht, sistematikisht, me hapa te vegjel, por perfid dhe te sigurte, avancoi jo vetem ne degradimin e profilit administrative substancial shtetrore te Kosoves, por edhe me mencuri diplomatike e shendroi imazhin eksponues ne Bote nga agresori kriminel, ne viktime dhe pale e pergedhelur. Kjo quhet diplomacy e mencuri, perkunder pales tone qe trurin e tyre e bllokoi yndyra apo pasuria e permendur.
Ne menyre graduale, te pa dukeshme per verbesine tone , te pakten te parise tone me “veshka te trasha” ( pasuri te papare) tash, po RIVIJOJME ME NEGOCIATAT APO BISEDAT E ”FUNDIT POLITIKE”. Po I quaj te fundit kushtimisht nga se siqe thot sot Johanes Han, keto do te jene negociata gjitheperfshirese , nga te cilat palet do te dalin te paknaqur.
Na menduem qe paknaqesis tone lidhur me Kosoven tone, do ti vjen fundi ne diten kur hudhem ne zjarr armet e UCK-s, kur pranuam kompromisin shum te dhembeshem Ahtisaarian, por pse pakenaqesite dhe bisesat do te vazhdojne ne menyre seriale e periodike, te pandalleshme, derisa Serbia te realizoje qellimin e Qosiqit, Gjingjiqit, apo Millosheviqit, nuk e ka besuar as pesimisti me I madhe.
Shumica dermuese , e njerezeve qe nuk I perkasin imperatorive te pasanikeve, akoma nuk e besojne kete katandisje.
Ta dijne negociatoret apo “veshke-trashesit” qe do futen ne biseda qe: a) proletari nuk ka cfare humbe vec prangat, b)pos eksodusit ekonomik dhe verferise, populli I Kosoves nuk ka cfar te humbe. Ndaj nuk do te pranoj kompromiset e atyre qe drojne qe ne ndonje akcident te mospajtimit te pasuar me tollovi, qe nenkupton kerkesen per lirine e plote teritoriale dhe administartive e te Kosoves, ata do te humabsin imperatorine-pasurine qe e fituan ne menyre te pa ndershme.