Morina: Në krye të skenarit për rrëzimin e Qeverisë është Kadri Veseli (Video)

11.05.2017 04:19:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Salih Morina ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për të cilin thotë se sot tregoi fytyrën e tij të vërtetë.

Morina në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se partneri i koalicionit PDK-ja, e tradhtoi në mënyrë tinëzare LDK-në.

Sipas tij, ardhja e Kadri Veselit në krye të PDK-së, ka ndryshuar gjithçka.

Morina thotë se i gjithë skenari është i përgatitur nga PDK-ja në bashkëpunim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, ngase shprehet i bindur se paraprakisht ka qenë një marrëveshje mes Veselit e Limajt.

Për më shumë , ndiqeni intervistën: