Sarandë, atentat ndaj 39-vjeçarit në një pikë lloto sporti

11.05.2017 00:04:34

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një pikë bastesh sportive në qytetin e Sarandës në lagjen numër 1 pranë Prokurorisë së rrethit.

Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur në një lokal menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Atletikos, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Championsit.

Persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov me silenciator në drejtim të pikës së bastit, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi 39 vjeç Rudin Haxhiaj, ndaj të cilit në të shkuarën i janë bërë 7 atentate për ta eliminuar. Pas ngjarjes, autorët kanë hedhur armën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtin ngjarjes.

Shtatë atentatet ndaj 39-vjeçarit

9.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande

02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande

04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster,

18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande

31.12.2015 -qellohet me 15 plumba ne Sarande, teksa udhetonte me makine, merr 6 plumba ne trup por mbijeton.

Tritol ndaj diskos

Sulmi i parë më datën 05.08.2011

Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë