Mos qaj, Fjollë/ vargje nga Lejla Hoti

26.04.2021 22:25:49
MOS QAJ, FJOLLË!
Fajtore ndihem çdo çast
për lotët tua, Fjollë
Më beso, bijë!
Nuk ishte në dorën time
kur të të lind
ku të të lind
Erdhe
Në kohë të pa kohë
Në vend të pa shtet
Ku nuk kuptohet
e qeshura as gëzimi i fëmisë.
Erdhe në këtë botë
ku e keqja mori krihë,
ku pak rreze dielli bijnë
Se, edhe diellin duan ta marrin
veç për vehte…
E ndiej vehten fajtore
pse loti yt faqeve shket
Kjo lëngatë
e pamëshirshme
çdo ditë po të rëndon
Mos qaj Bijë e nënës
Loti yt zemrën ma copton,
frymëmarrjen ma ndal,
mushkëritë m’i përvëlon
Fati yt i lidhur nyje
me mamin që e di,
mirë e di, Fjolla ime
se ti dëshiron
jetë të lumtur,
sikur çdo fëmi.
Ah, sa shumë na vrasin
këto pamundësi
mua bashkë me ty!