….”Kur syte bejne arkitekturen e portretit tuaj .. “Zonjeze e Panjohur”…. !!!”

20.10.2021 09:10:05
Nga  Pirro Minella
…..Duke hyre ne profilin e nje mikes time ndesha, me nje profil teper interesant te nje femre, qe me terhoqi vemendjen. E para ishin syte e saj ngjyre zinje si ullinj teper shprehes te bukur me jete me thellesi.
I bera kerkese me mendimin, se duke patur shume kerkesa nuk besoj se do ti bente pershtypje kerkesa ime, por e bera.
Pas disa ditesh ne kerkesat e pranuara per miqesi ishte pikerisht ajo “Zonjeza e Panjohur”…
Hyra ne profilin e saj, kishte nje album te bukur fotografish. Me beri pershtypje se cdo fotografi e bere pasqyronte dicka nga bota e saj shpirterore.
Atehere me lindi mendimi qe pa komunikuar me te nepermjet ketyre fotografive te beja portretin e “Zonjezes se Panjohur”.
Syte te bukur, te zinj shprehnin nje qendrueshmeri te karakterit te saj.
Ato faqe pak te kercyera, qe i rrethonin nje lekure aristokrate. Nje goje teper simetrike ne te qeshur pak e madhe gjysem e hapur ne pritje te nje pergjigje, krejt e kuqe mishore.
Nje pale dhembe qe feksnin nga bukuria te rregullt dhe teper te bardhe.
Ato baluke aq bukur mbi balle nuk i zinin vetullat te lakuara pak te holla, qe sikur pyesnin une jam cfare mendimi ke per mua.Tere fytyra shndriste nga lumturia e brendeshme
Nje gjoks i plote i bukur.
Nje hunde e bukur e rregullt, i ndante syte nga njeri tjetri, qe te mos u mbetej qejfi dhe te kishin privatesine ndermjet tyre.
Trupi nje mrekulli, i drejte teper fin rreth 1.70 e gjate.
Fustani pak mbi gju nxirrte ne pah kofshrt teper te bukura, te drejta si i thonim ne dikur “shtylla betoni te tensionit te larte”.
Por une vura re, se nga cdo foto e postuar mund te arrija nje konkluzion per tiparet e saj dhe karakteristikat te brendeshme.
Kur kishte nje gjendje teper te kenaqur deri ne lumturi, dukej si gjimnaziste e ardhur nga takimi i pare.
Kur njeren kembe e nnxjerr pak me pare dhe ve nje dore ne mes per te ruajtur ekuilibrin e brendeshem shpirteror, qe eshte trazuar.
Ne gjendjen emocionale para cdo kercimi mbledh tere qenjen e tendos ate dhe te dyja duart ne mes si pike referimi.
Kur rufit kafen ne qetesine e plote, shfaq cilesine tjeter se eshte sallakse se filxhanin e ka ne doren e majte.
Kur dikush ju shikon me ngulm si femer e ndjeshme instiktivisht ngre doren dhe krruan kurrizin si shenje nervozizmi dhe mos pelqimi.
Kur ndihet plotesisht e sigurte ne veten e saj merr fryme thelle dhe mbledhi te dy duart poshte gjoksit……
……Te tere kete pasqyre te mendimeve te mia ja dergova “Zonjezes se Panjohur”, per te bere korrigjimin e permbledhjes se portretit te saj fizik dhe shpirteror nga nje njeri i vemendshem.
Pergjigja qe erdhi pas nje kohe jo te vogel ishte befasuese:
-Me falni Zoteri sa kohe keni qe me njihni kaq mire….