Mos u ngut gjeneral Moisi

28.03.2019 21:22:19

Nga: Fetah Berisha

Kosova histori plotë me siklete
Shqipëria dridhej në altarin e copëtimit
Vilsoni dje: ‘Shqipëria kurr zog ndër leqe’
Klintoni sot: ‘Kosova shtet në vete’

Ç’të gjeti ore Gjeneral Moisi?
Nuk është krahinë vendi ku je?
Këtu i thonë Dardani e vjetër
Këtu i thonë Kosovë e re.

Ka ndryshuar harta gjeneral Moisi
U thuaj syleshëve të serbisë
Kosova kurr më pokrainë
Dhe Çamëria do flak robërinë.

Vëre gishtin në kokë gjeneral i zi
Mëso dritën, hiq prej syve terrin
Këndej ka ndodhur mrekulli
M’i bëj të fala dhe xhaxhi Enverit.

E burrave thirrja në mukjen historike
Vazhdon të përhapet gjithë lavdi
E bashkimi i tokave etnike
Është kjo thirrje gjeneral Moisi.