Greqi, gjendet gomonia me 1 ton kanabis; vinte nga Shqipëria?

05.09.2016 16:45:25

Një gomone me afërsisht një ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është gjetur këtë të hënë në Mesologji të Greqisë.

Policia lokale, e cituar nga mediat lokale bën me dije se dyshon se mjeti lundrues ka ardhur nga Shqipëria.

Gomonia u ndoq nga roja bregdetare, por u braktis prej trafikanteve. Megjithatë, vijon operacioni për gjetjen e tyre, shtojnë burimet.