I dehur, 35 vjeçari i ngul thikën vetes

05.09.2016 16:55:34

Një 35 vjeçar nga fshati Ahmetaq në Vorë është plagosur aksidentalisht.

Njarja ndodhi një ditë më parë kur personi me inicialet H.K, u vetëplagos me një thikë në bark. Në ato momente, personi ndodhej në gjendje të dehur.

Sipas burimeve nga policia, plagosja ka qenë aksidentale. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.