Moska i përgjigjet ashpër Boris Johnsonit: Ju bëtë krime në Irak, jo ne

25.09.2016 17:29:28

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka akuzuar Rusinë për vonimin e luftës në Siri dhe përkeqësimit të situatës në vend.

Ndërsa, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova në faqen e saj në Facebook i është përgjigjur këtyre akuzave, ku sipas saj krejt fjalë janë në kurriz të Londrës, kur bëhet fjalë për luftën në Irak, transmeton lajmi.net.

Shefi i diplomacisë britanike në një intervistë për BBC tha se “Rusia duhet të fajësohet për zvarritjen e luftës në Siri dhe që e bën një luftë të tmerrshme atje” .

“Kjo është e gjitha e vërtetë, me përjashtim të dy gjëra: në vend të ‘Rusi’ duhet vënë “Mbretërinë e Bashkuar”, ndërsa në vend të ‘Sirisë’ – ‘Irakun”, ka shkruar Zakharova.