Moska konfirmon vdekjen e ambasadorit rus në Turqi

19.12.2016 18:55:29

Moska zyrtare konfirmon se ambasadori rus në Ankara Andrey Karlov ka vdekur pas sulmit që u bë ndaj tij.

Lajmin zyrtarisht e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova transmeton Reuters.

Mediat turke raportojnë se personi që gjuajti në ambasadorin rus është vrarë, ndërsa sipas dëshmtiarëve ai ka bërtitur “Hakmarrje për Aleppo-n”.