Moti i keq, gjendet i vdekur një person në lagjen 17 të qytetit

07.01.2017 17:39:59

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë shënuar viktimën e parë në qytetin bregdetar të Durrësit. Një i pastrehë është gjetur i pajetë ditën e sotme në lagjen nr. 17 të këtij qyteti.

Viktima, rreth 30 vjeç identiteti i të cili ende nuk bëhet me dije, njihej si endacak dhe person me probleme mendore.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta