Moti i keq, këto rrugë paraqesin vështirësi

24.02.2019 11:25:57

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar mëngjesin e së dielës rrugët në të cilat automjetet kanë vështirësi në qarkullim.

Në Qarkun Korçë gjate natës reshjet e dëborës u ndërprenë. Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë. Kompania e mirëmbajtës ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë. Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir, raporton Tch.

Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.