Moti i keq, trageti i Durrës-Ankona devijon për në Bari

06.01.2017 17:25:59

Trageti i linjës Durrës-Ankona, i nisur pasditen e së enjtes, është detyruar të devijojë lundrimin për në Bari.

Trageti me 500 pasagjerë në bord ka ndryshuar kurs pasi porti i Ankonës ishte i mbyllur paraditen e sotme si pasojë e motit të keq.

Rreth 100 pasagjerë që ndodhen ende në traget dhe janë pa makina do të transportohen për në Ankona me autobusë.