Moti sot në Kosovë, me diell – diku mund të ketë edhe reshje shiu

31.07.2019 10:12:20

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius”, njofton IHMK.

“Shtypja atmosferike do të shënojë rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK.