Motra, Rudina H.. nuk dorëzoi mandatin, Kiri Hajdari në krah të Bashës

05.03.2019 13:17:37

Nuk ka munguar sërish në protestën e sotme para Kuvendit, Kiri Hajdari, djali i madh i Azem Hajdarit.

Ai qëndron pranë foltores së improvizuar në protestën para Kuvendit, në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka marrë fjalën dhe është ngjitur në podium, duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do shkojë deri në fund… liri demokraci”.

Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes, ndryshe nga vendimi i marrë nga grupi parlamentar i partisë që përfaqëson, vëllai i saj ka zgjedhur të protestojë edhe sot për largimin e Ramës.