Mourinho qartëson fansat e United-it: Lukaku i vetmi ‘i paprekshëm’

30.10.2017 22:31:44

Jose Mourinho vijon të mbrojë sulmuesin belg të Manchesterit, Romelu Lukaku, pas vërshëlliamve që ai mori nga fansat e ‘djajve të kuq’, në sfidën ndaj Tottenhamit.

Trajneri portugez ka një mesazh mjaft të qartë për fansat e klubit, teksa u thekson se Lukaku është i vetmi ‘i paprekshëm’, në formacionin e Manchesterit.

“Romelu është ‘i paprekshëm’ në formacionin tim dhe kështu duhet të jetë edhe në mendjen e fansave. Ai është duke luajtur ekstremisht mirë dhe jep maksimumin në fushë, ndaj është detyra ime ta mbroj, as më tepër tani që po sulmohet padrejtësisht”, thoa Mourinho.

Lukaku bëri një start fantastik te United, duke shënuar në të 7 takimet e para radhazi, por së fundi nuk shënon prej 5 takimesh dhe menjëherë ka përfunduar në shënjestrën e fansave të ‘djajve të kuq’.