Mueller: Ngritja e akuzave kundër Presidentit për krim, nuk ishte opsion

29.05.2019 23:08:18

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller ka deklaruar se akuzat e ngritura kundër Presidentit Donald Trump për krim nuk ishte një mundësi që të mund të merrej parasysh nga zyra e tij.

Ndër të tjera në reagimin e tij me këtë ishte i detyruar nga opinionet e deritanishme të Departamentit të Drejtësisë që thonë se një president nuk mund të paditet gjatë kohës që është në detyrë.

Ndër të tjera Mueller është shprehur se do të ishte e padrejtë që të ngrinte akuza ndaj dikujt për një krim, kur personi nuk mund të dilte në gjyq për t’u mbrojtur.

Lidhur me pyetjen nëse zoti Trump pengoi hetimin, zoti Mueller shkruante në raportin e tij prej 448 faqesh se, ndërsa ai nuk mund të bënte një rekomandim për ngritje akuzash, ai po ashtu as nuk mund ta shfajësonte presidentin.

Duke folur përpara gazetarëve të mërkurën, zoti Mueller tha “Nëse do të kishim besim se presidenti në mënyrë të qartë nuk do të kishte kryer krim, ne do ta kishim thënë këtë.”

Komentet e zotit Mueller u bënë jehonë përfundimeve në raportin e tij.

Raporti i prokurorit Mueller zbuloi se Presidenti Donald Trump u përpoq të merrte kontrollin e hetimit të Rusisë dhe të detyronte largimin e zotit Mueller për të mos e lejuar që të hetonte pengimin e mundshëm të drejtësisë nga presidenti.

Në një koment të mëparshëm përpara anëtarëve të Kongresit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr tha se ai nuk kishte gjetur prova që zoti Trump të kishte penguar drejtësinë.

Demokratët e Kongresit e kanë akuzuar zotin Barr për keqinterpretim të konkluzioneve të raportit Mueller dhe kanë kërkuar që vetë Prokurori i Posaçëm të dëshmojë përpara Kongresit. Si zoti Trump ashtu edhe zoti Barr kanë thënë se nuk kanë asnjë kundërshtim që zoti Mueller të dëshmojë, por vetë zoti Mueller u shpreh se nuk do të dëshmojë.