Muhamet Hamiti i LDK-së: Rotacioni i pushtetit është normal, por i druhem pushtetit absolut

14.02.2021 21:14:44

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka komentuar exit pollin e RTV Dukagjinit.

Ai ka thënë se është pritur një fitore e Vetëvendosjes por sipas tij jo në këtë përqindje.

“Nëse dalin këto rezultate, do të jetë rast për LDK-në e PDK-në ta korrigjojnë veten”, tha ai.

Hamiti thotë se nuk ka parë ndonjë gabim nga Qeveria Hoti por sipas tij pritjet e elektoratit mund të kenë qenë më të mëdha.

Hamiti thotë se vet fakti që LDK nuk ka mundur të merr votat e fundit mund të konsiderohet ndëshkim.

“Rotacioni i pushtetit është normal, por i druhem pushtetit absolut”, tha ndër të tjera Muhamet Hamiti.