Muhamet Hamiti: Pajtimi me marren!

18.03.2019 15:46:54

Profesori universitar dhe ish-këshilltari i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, e ka quajtur pajtim me marren, pranimin e faqes së zezë lidhur me punësimet familjare në “Telekom”.

Z. Hamiti, këtë e ka shprehur në një postin të shkurtër në facebook, në të cilin në mënyrë të shkurtër dhe të qartë, ironizon mosfunksionimin e ligjit, përkatësisht të qenë e qeveritarëve mbi ligjin.

Ky është pushimi i plotë i Muhamet Hamitit në facebook:

Gjendja është normalizuar. Mbasi ligji nuk i kap — janë mbi ligjin qeveritarët – do të vazhdojnë të punësojnë familjarët dhe militantët e vet në “Telekom” e kudo. Marre s’kanë hiç. E bëjnë, e pranojnë që e bëjnë këtë faqe të zezë. Nuk skuqen hiç. Pasoja s’kanë. Plaçka kombëtare vazhdon…