Pesë porositëe domosdoshme të Henry Kisinggerit për analistët dhe pushtetarët!

18.03.2019 15:33:24

Henry Kisingger, njëri ndër politikanët më të famshëm amerikan, sekretar shteti dhe këshillëtar i disa presidentëve amerikanë, me origjinë hebreje, i lindur në Gjermani dhe i përndjekur me familje pas ardhjes së Hitlerit në pushtet dhe i vendosur si shumë hebrenjë tjerë në SHBA, në veprën e tij kapitale “Diplomacia”, pa të cilën nuk mund të kuptohet e zbërthehet diplomacia botërore në praktikë, ka lënë në mesin e shumë mesazheve, që duhet t’i kenë parasysh burrështetasit dhe analistët, pesë porosi të arta.

Në këto porosi, Kisingger bënë dallimin midis analistëve politikë, gazetarëve dhe intelektualëve, që kanë profesion zbërthimin e politikës dhe proceseve të saj dhe burrështetasve që e bëjnë, vendosin dhe krijojnë politikën si art i të mundshmës. Këto porosi famëmëdha janë:

1. Intelektualët, gazetarët, analistët, etj.analizojnë veprimet e sistemeve ndërkombëtare e kombëtare, apo edhe lokale, kurse shtetarët i ndërtojnë ato.Gjithësesi është më lehtë të analizosh, se sa të ndërtosh;

2. Analisti, gazetari, etj. mund ta zgjedh problemin, që ai dëshiron ta studjojë, ose analizojë, kurse shtetarit problemet i imponohen dhe duhet t’i zgjidhë.Prandaj, të parët e zgjedhin problemin, i dyti duhet ta zgjidhë.Zgjidhja, është më e veshtirë se zgjedhja;

3. Analisti, gazetari, mund ta caktojë kohën, aq sa i duhet dhe mund të presë deri në arritjen e konkluzionit të pritshëm e të kërkuar, ndërkaq për pushtetarin koha është sfida më e dhimbshme, që e detyron të merr vendime, meqë ajo nuk pret dhe shumë fate politike varen nga një vendim;

4. Analisti, gazetari mund të jenë hazarderë, fantoshë, aventurierë në analizat e konstatimet e tyre, dhe nëse dalin gabim ato konstatime të tij (të tyre), mund t’i hedhin poshtë dhe të shtrojnë teza tjera, kurse shtetarit i lejohet ta zgjidh situatën vetëm një herë dhe gabimet e tij janë të pariparueshme. Pra, gjithësesi më vështirë e ka pushtetari, se sa analisti, sepse i pari duhet ta shtrojë rrugën, kurse i dyti ta rrëfejë atë;

5. Analisti ka në dispozicion të gjitha faktet e krijuara, që mund t’i mbledhë për analizën e tij dhe varësisht sa di t’i shfrytëzojë këto fakte dhe t’i spikas për analizën e dhënë, edhe nxjerrë konkluzionin, kurse burrështetasit i duhet të marrë vendime të dhimbshme aty për aty, (p.sh kriza e raketave në Kubë më 1962, kur për një vendim të drejtë të Presidentit të atëhershëm amerikan Xh.F. Kenedy, bota shpëtoi nga një luftë botërore, ose vendimi i Presidentit Clinton e i sekretarit të NATO-s për bombardimin e Serbisë e shpëtuan Kosovën), të cilat nuk mund të presin.

Këto pesë mesazhe të ish Sekretarit amerikan të shtetit Henry Kisingger, duhet t’i kenë parasysh edhe analistët, gazetarët, e intelektualët tonë, por edhe pushtetarët që marrin vendime të mëdha. Të parët, kur shpesh ndaj burrështetasve tonë që duhet të vendosin, janë ose të pamëshirshëm ndaj tyre kërkojnë të pamundshmën që nuk varet vetëm prej tyre, ose oportunë! Kurse pushtetarët tonë, nuk i dëgjojnë këshillat e tyre, edhe kur janë me vlerë e të qëlluara nga prepotenca pushtetore që të vendosin vet, ose më shumë nuk ua varin fare dhe, që të dyja janë të dëmshme për Kosovën dhe rrjedhat politike të saj.

Shkrim nga Enver Zhinipotoku