Muhamet Mustafa: Dështimet e 15 vjetëve po tentohet t’i faturohen kësaj qeverie

10.05.2017 11:04:02

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka thënë se nuk mund t’i faturohen dështimet e 15 viteve të mëhershme qeverisë së tanishme.

Ai ka thënë se që nga dita e parë Qeveria Mustafa ka qenë e sulmuar në mënyrë të paskrupullt nga opozita, që sipas tij, është verbëruar.

“Këtu faji nuk është i LDK-së e as i Isa Mustafës. Kjo luftë e vrazhdë ka eskaluar që ditën e nesërme pas forimit të qeverisë. Lufta për pushtet ngushtuan mundësin për një komunikim normal. Luftë primitive partiake për pushtet që ka rrezik të metastazojë. Do të ishte mirë që secili ta pastrojë oborrin e vet.

Përmbajtja e mocionit është jokonsistente, dhe jo korrekte. Ndonëse e sulmuar me të gjitha mjetet, që nga dita e parë e punës së saj qeveria ka përmirësuar dukshëm gjendjen, ka bërë reforma, rritje ekonomike, 2 miliardë buxhet.  Qeverisja Mustafa kurrë nuk mori vlerësime të dobëta nga raportet, si merrshin qeveritë e më hershme. Buxheti është konsoliduar dhe i ka adresuar pensionistët që me dekada kanë qenë në gjendje të mjerë. Unë e mohoj se ka pasur vendimmarrje. Ka pasur vendimmarrja, problemi i mocionit vjen me terme të pasakta, Kësaj qeverie i faturohen problemet e 15 vjetëve. Për gjendjen jo të mirë nuk mund t’i vihet barra vetëm kësaj qeverie. Ka diçka më të rëndësishme sesa lufta për pushtet. Kjo qeveri ka ndërprerë disa procese të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Mustafa.