Kryeministri Mustafa: Mocioni për rrëzimin e Qeverisë është një pamflet për larjen e hesapeve

10.05.2017 10:52:31

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka quajtur pamflet mocionin e iniciuar nga opozita për ta rrëzuar qeverinë e Kosovës.

(I plotësuar) – Ka përmendur rezultatet sipas tij në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë rast të korrupsionit nga zyrtarët e qeverisë.

Ka përmendur si problem që kanë trashëguar edhe kontratën me Z  Moblie dhe ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me rastin. Po ashtu ka përmendur edhe problemin me AKSOS

 

Ai ka thënë se qeveria e tij ka punuar dhe ka rritur buxhetin 2 miliardë euro, dhe ka rritje ekonomike 4 për qind.

“Kjo sjellja është e papranueshme dhe shërben për larje të hesapeve politike. Peticioni ka për pasojë destabilitetin e vendit, duke krijuar pa siguri dhe ka për qellim fshehjen nga aferat politike dhe dëmet milionëshe që i janë shkaktuar Kosovës.

Të nderuar deputet ne jemi vendi me rritjen  më të madhe ekonomike, me luftën më të madhe kundër terrorizmit, dhe vendi më i suksesshëm në menaxhimin e migrimit. Kemi fituar kodin telefonik, kemi krijuar kushte që ligjet të aplikohen në tërë territorin.

Nëse ndalemi në fusha të caktuara, kjo qeveri e ka marr me rritje ekonomike me 1.2 për qind, dhe në vitin 2015 dhe 2016 arrijmë 4 për qind. Ne kemi trashëguar borxhe të pa paraqitura në buxhet me 120 milionë euro dhe kemi rritur buxhetin 400 milionë euro. Në anën tjetër ne iu kemi falur qytetarëve 400 milionë euro me borxhet publike”, ka thwnw Mustafa.