Muhamet Mustafa jep një lajm të mirë për kinema “Lumbardhin” në Prizren

28.05.2017 00:43:30

Profesor Muhamet Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook ka informuar se shqetësimi i shprehur në Prizren gjatë bashkëbisedimit rreth librit të tij “Kapërcimi i vetmisë”, lidhur me statusin e kinema “Lumbardhi” në këtë qytet ka marr mbështetjen e kryeministrit Mustafa.

“SHPETOHET NGA DEGRADIMI KINEMA LUMBARDHI

Te enjten isha ne Prizren. Ne kinema “Lumbardhi” pata nje takim me intelektual dhe lider te shoqerise civile, qytetare te Prizrenit. Shqetesimi i tyre per degradimin e nderteses se ketij instucioni ishte shume i arsyeshem. U premtova se zgjidhja per kete ceshtje do te behet, sipas ndryshimeve te Ligjit mbi Ndermarrjet Publike qe i kemi bere ne Janar 2015. Me te kthyer ne Prishtine gjeta nje mbeshtetje nga Kryemnistri I. Mustafa per kete brenge te aktiviteve te kultures ne Prizren!” – thuhet në postimin e profesor Muhamet Mustafës.