Muhamet Mustafa: Vuçiq do përkufizimin e kufirit që nuk ekzistuaka!

16.10.2018 18:28:36

Ish-kuvendari i LDK-së dhe profesori i njohur i Ekonomisë, prof. dr. Muhamet Mustafa në një shkrim ka reaguar ndaj deklaratave të Vuçiqit lidhur me çështjen e kufijve, si dhe lidhur me angazhimet e tij për të mjegulluar atë që është shumë e qartë: sipas Parimeve të Badinterit dhe të Pakos së Ahtisarit, kufijtë e ish-njësive të ish-federatës jugosllave janë kthyer në kufij shtetërorë, dhe kështu ka ndodhur edhe me kufijtë e Kosovës me Serbinë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e profesor Muhamet Mustafës:

Vuçiq do përkufizimin e kufirit që nuk ekzsituaka!Ai ka dëshirë që të injorojë realitetin dhe të kthejë proceset tek periudha e tij e artë – vitet ’90 të shekullit të kaluar!

Lidhur me marrveshjen me “ shqiptarët” pala Serbe vazhdon te paraqitet me dy teza kryesisht “ndarja” dhe “nevoja e përcaktimi I kufirit”. Vucic edhe sot deklaroi se : ““Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”! Ai nuk përmend fare kufij të Kosovës e Serbisë , por “kufij me shqiptarët”. Pikerisht këtu ekziston rreziku nga loja qe duan ta luajnë ai dhe të tjeret. Ata tentojne te krijojne nje situate se gjoja gjithcka , e duke perfshi edhe territorin e Kosovës “ është e paqartë! “ Ndaj ai thotë “duhet të perkufizohemi” , dhe në këtë process ata do të vijnë edhe me shume kërkesa te reja e të vjetra për ta mjegulluar faktin se bisedimet nuk janë më për statusin e Kosovës . Nepërmjet kësaj loje si do të kthehet tek statusi. Kjo që Vucic bëhet se nuk e di, është krejtsisht e qartë në dokumente valide ndërkombëtare. Në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë , kufijtë adminsitrativë të njësive federale janë shndëruar , sipas parimit kadastral në kufij shtetëror midis sheteteve që kanë dalë nga shpërbërja e e ish Federates Jugosllave ( Shih Propozimi i Badinterit dhe Plani i Ahtisarit). Ai do të” harrojë” dhe nëse mundet të injorojë gjithë këtë dhe të startojë nga vitet 90” ( që sipas tij ishin “një politikë e mirë, po nuk mundi te realizohet”)!
Dhe për mos tu ndalur ai vazhdon : “Kemi një qëndrim hipokrit të bashkësisë ndërkombëtare në të cilin nuk kanë rënë amerikanët. Ky qëndrim thotë se gjoja ndryshimi i kufijve, të cilët nuk e dinë ku janë por mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, hap kutinë e Pandorës. Po pse atëherë e keni hapur në vitin 2008, në vitin 2006 apo në vitet e 90’ta duke e shkatërruar Jugosllavinë? Çfarë keni bërë kështu?”
Ai bëhet se nuk e di se shpërbërja e një shteti ne këtë rast e ish Federatës Jugosllave I shëndrroi kufijtë administrativë të ish republikave dhe krahinave ( poërbërsve të saj) në kufij shtetror. Bazë nisëse e bashkësisë ndërkombëtare ishte se pikrisht ndryshimi i atyre kufijve , dhe jo njohja e tyre, do të mund te hapte kutinë e Pandorës. Kutia e Pandores nuk u hap edhe ne rastin e pavarësimit të Kosovës duke njohur kufijtë e saj të garantuar me kushtetuten e RSFJ 1974 ( neni 5) dhe në bazë ta saj edhe me dokumente tjera ndërkombëtare dhe Vendimin e Gjykatës ndërkombëtare. Ndoshta pse politika e” mire që nuk mundi të realizohet”, tash dikujt po i duhet një “Kuti Pandore”, ku ta dish për llogari të kujt?
Ndaj do të ishte mire që loja me fjalë e diskurse rreth kufijve të ndërprtehet. Serbia duhet te njeh Kosovën e pavaurur në kufijtë e saj legjitim.Te ndërprej obstrukcionet e saj për antarësim në OKB dhe organizata të tjera, Dhe mbi këtë bazë pastaj, pas antarësimit to Kosovës në OKB, me marrveshje të dyaanshme të të dy vendeve mund te bëjnë korrigjime e përshtatje , aty ku është në interes të qytetarëve të tyre. Ky do të ishte një solucion vetëm nëse zbehet perspektiva europiane e rajonit , përndryshe nëse të dy vedet hyjnë