Muharrem Svarqa: Atë që nuk e ka arritur politika e ka bërë sporti kosovar

20.10.2017 12:00:30

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa u takua edhe me sportistet e Ferizajt dhe u ndje tëpër i kënaqur me të arriturat e tyre.

Në një postim në facebook, z. Svarqa u shpreh se atë që nuk e bëri politika e bëri sporti , duke aluduar në integrimin dhe sukseset e sportistëve, edhe ferizajas, në arenën ndërkombëtare.

Postimi i z. Svarqa në facebook:

Atë që nuk e bëri politika tashmë e ka arritur sporti kosovar në mesin e të cilëve ka edhe sportistë të shquar ferizajas.
I takova me kënaqësi disa nga ta dhe u ndjeva krenar që jetojmë e punojmë bashkë