Shqipëri: Lulzim Basha: Fatmir Xhafaj levë e Ramës, i bën presion Prokurorisë

20.10.2017 11:26:36

Pak para mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në Kuvend për kërkesën e prokurorisë mbi heqjen e imunitetit të ish-ministrit, Saimir Tahiri, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për media komentoi deklaratën e bërë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se provat e dorëzuar nga Prokuroria nuk fajësojnë ish-ministri Tahiri.

Sipas Tahirit, sot eshte dita qe Rama dhe Xhafaj te japjn doreheqjen dhe ti lene rrugen e hapur krijimit te nje qeverie, cilesuar prej tij si antimafia.

“Xhafaj është një nga levat që Rama po përdor për të bërë presin ndaj prokurorisë dhe për paktin Rama-Tahiri, ku Tahiri t’ja hedhë me sa më pak kosto që të mos dekonsipirojë dosjet e tmerrshme që e lidhin Ramën dhe familjen e tij me trafikun e drogës dhe kokainës”- tha Basha.