Muharrem Svarqa fton qytetarët që masivisht të dalin në zgjedhje

19.11.2017 12:24:51

Gjatë paradites së sotme kandidati i degës së LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, bashkë me familjen e tij në fshatin Sazli e ka kryer obligimin qytetar për të hedhur votën në kutinë e votimit.
Ai me këtë rast ka bërë thirrje për nje proces sa më të qetë edhe demokratik ,ashtu siç ishte e gjithë rrjedha zgjedhore në komunën e Ferizajt. Ndërsa ka ftuar tek qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje për të përcaktuar drejt mënyrën e jetesës për 4 vitet e ardhshme.

“Ne sapo votuam dhe përmbushëm obligimin tonë qytetar me ç’rast unë i ftoj edhe të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt që të dalin sa më masivisht në zgjedhje dhe të bëhen pjesë përbërëse e marrjes së përgjegjësisë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen tonë të përbashkët për 4 vitet që i kem përpara, në mënyrë që të merret përgjegjësi për mënyrën e jetës. Jam shumë i sigurtë që ky moment është shumë i rëndësishëm ndërsa shpresoj që Ferizaj do të prijë në daljen e popullatës në zgjedhje krahasuar me rundin e parë zgjedhor “ ka thënë kryetari Svarqa.